
TUMBARICA - QYTET PALEOKRISTIAN AFËR BERANËS
Tumba-grad - Një vendbanim i fortifikuar malor në provincën e Prevalisë (Dioqeza e Dakisë) të Perandorisë Romake të Lindjes. Tumba-grad është një vendbanim i fortifikuar nga koha e antikitetit të vonë, i vendosur në një kodër dominuese mbi rrjedhën e lumit Kaluderska drejt derdhjes së tij në Lim.
Mbetjet e një fortifikimi të projektuar mirë dhe e një bazilike të ndërtuar në rrafshnaltën më të lartë të zonës së mbrojtur, tregojnë se bëhet fjalë për një zhvendosje të organizuar të vendbanimeve nga fushat e luginës së madhe të lumit Lim, e cila ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur gjatë trazirave të shekujve V dhe VI.
SI TË MBËRRINI TE VENDI
Vendi ndodhet në skajin jugor të fushës së gjerë pjellore të fshatit Donje Rzhanice (Donje Ržanice). Është i vendosur në një zonë të lartë shkëmbore, pothuajse të paarritshme, në rrëzë të kodrës Zarugja (Zaruđa) dhe në hyrje të kanionit të lumit Kaludarska. Pozicioni i tij dominon Rzhanicën dhe pothuajse të gjithë pjesën lindore të luginës së gjerë të Beranës. Zona e lartë shkëmbore ka orientim juglindje-veriperëndim dhe mund të kalohet vetëm nga jugu, ku bashkohen të gjitha rrugët nga Rzhanica dhe fshati Aluga. Aty, sipër Alugës, është një burim uji që krijonte të gjitha kushtet për formimin e një qyteti të fortifikuar mbi këtë shkëmb.
BAZILIKA E HERSHME E KRISHTERË - QENDRA E QYTETIT BIZANTIN BAZILIKA
Kisha në Tumba-grad u ndërtua si një bazilikë pranë së cilës, në anën veriore të saj, u shtua një kapele.Për shtimin e kapelës ka shumë të ngjarë të ketë ndikuarpozicioni i Tumba-gradit në përpjetësinë e zonës malore, e cila është e prekur nga kushtet mjaft të vështira gjatë periudhës së dimrit, por edhe nga hapësira e ngushtë midis kishës dhe bedenit kryesor në anën jugore. Kapela është një aneks pranë kishës kryesore ku mund të jenë vendosur varret e kontribuesve ose të anëtarëve të shquar të komunitetit, nga radhët e klerit dhe të aristokracisë. Megjithëse nuk u gjetën pjesë të inventarit nga guri i bazilikës, ajo duhej të kishte një hapësirë altari të rregulluar sipas të gjitha rregullave të epokës, i cili mund të ishte ndërtuar edhe nga druri si material më i lehtë, duke pasur parasysh se dyshemeja trajtohej vetëm me suva hidrostatike të lëmuar (opus signinum)
SHTËPIA E DUKËS
Ndërtesa e banimit pranë bedenit zbulon të gjithë rusticitetin e jetës në fortifikimin e lartë, ku për ndërtesat e banimit dhe ato të tjera janë përdorur materialet e disponueshme - guri dhe druri pa produkte të shtrenjta ndërtimi të bëra nga argjila, pllakat dhe tullat. Në shtëpinë ngjitur me bedenin kryesor është përdorur guri i papunuar për katin përdhes, gjegjësisht dhomën e nëndheshme me hyrje më të gjerë, që mund të përkufizohet si bodrum, ndërsa kati i sipërm i banimit është bërë nga konstruksioni më i lehtë se bondruku, me çatinë e mbuluar me pullazinë druri.
KULLA QARKORE
Kulla me bazën në formëne patkoit të rregullt është ndërtuar në këndin jug-perëndimor të fortifikimit, për të pasur mbikëqyrje të gjerë të rrugës kryesore hyrëse në shpatet jugore të kodrës, por njëkohësisht për të qenë pranë bedenit kryesor të fortifikimit. Kati i kullës, në lartësinë e shëtitores në beden, sipas rregullit ishte i pajisur me hapjet më të gjera për veprimet nga armët e fortifikimit (petrobolos, katapultë), kurse në katin më të ulët janë vendosur hapjet shumë të ngushta për veprimet e shigjetarëve. Kulla është ndërtuar me teknikën e njëjtë sikur bedeni kryesor (opus incertum – radhët e gurit të papërpunuar) dhe ka shumë të ngjarë të ketë qenë i mbyllur në brendësi të fortifikimit me konstruksionin nga bondruku (opus craticum).
MURET MBROJTËSE DHE PORTA
Muret janë ruajtur dobët, në lartësinë 2 deri në tre rreshtablloqeshnga guri. Në anën juglindore të akropolit, në hapësirën ndërmjet hyrjes së vogël të fortifikimit dhe apsidës së kishës, u ngrit një objekt, me përmasa 6.25 x 5.13m. Ndërtesa shtrihet paralelisht me drejtimin e bedenave, duke formuar kështu një lloj kalimi për në kishë, me gjerësi 1.70 m. Ky kalim, nga hyrja e vogël në kala, shtrihet deri në kullën gjysmërrethore në anën perëndimore. Muret e objektit, me gjerësi 0.60m, janë bërë me blloqe guri më të mëdhenj, të papunuar ose të gdhendur, të renditur në rreshta të rregullta horizontale të lidhura me llaç gëlqeror me agregat të madh lumor. Ato janë ruajtur në lartësinë nga 0.55m në veri deri në 1.20m në jug. Në anën perëndimore, përgjatë këndit jugperëndimor të objektit, ka një hyrje me gjerësi 1.60m. Ky objekt përfshinë edhe mbetjet e murit në anën perëndimore, i cili harkohet drejt kullimit të kullës gjysmërrethore, duke formuar kështu një kalim me gjerësi 1.90m. Mund të supozohet se ky mur shtrihej deri në murin perëndimor të oborrit, duke formuar kështu një lloj hajati të mbuluar. Ekziston mundësia që ky mur të jetë mbetje e ndonjë objekti nga faza e parë e ndërtimit të fortifikimit.