
Projekti “Zgjerimi i bashkëpunimit – nga antikitetet e krishtera deri te turizmi i zhvilluar” u nis nga arkeologu i njohur shqiptar, prof. Gëzim Hoxha i Institutit të Arkeologjisë në Shqipëri. Në bazë të literaturës, profesori e dinte se në zonën e Hotit ka mbetje të një kishe të krishtere, sepse ky vend është përshkruar që në vitin 1912 nga arkeologu austro-hungarez Franz Baron von Nopcha. Për këto mbetje ishte në dijeni edhe Urdhri Françeskan që vepronte në Hot, por edhe popullsia vendase, e cila krahas presionit të autoriteteve komuniste për ta kthyer terrenine stërmbushur me pyll në kooperativë bujqësore, arriti të anashkalojë kultivimin i një sipërfaqeje të vogël pyjore ku, sipas gojëdhënës, ndodhej kisha.
Hoti, në cepin verior të Shqipërisë, mu pranë kufirit me Malin e Zi, nuk ishte prioritet për financimin e kërkimeve sistematike arkeologjike nga qeveria shqiptare, ndaj profesor Hoxha, i vetëdijshëm për ekzistencën e programeve ndërkufitare të BE-së, vendosi të kërkonte partnerë në mesin e institucioneve kulturore në Mal të Zi, së bashku me OJQ “ACA”, e cila edhe më herëtkishte projekte në këtë fushë, aktivistët e së cilës kishin përvojë në zbatimin e projekteve ndërkombëtare dhe përvojë në mbështetjen e komunitetit lokal egjithashtu ishintë vetëdijshëm për potencialin qëkjo zonëka për zhvillim lokal. Kështu, ata kontaktuan me kolegët e Muzeut të Polimles në Beranë, të cilët gjithashtu planifikuan të fillonin një kërkim sistematik të vendit enigmatik afër Beranës, ku kërkimetfillestare u kryen që në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar dhe treguan për ekzistencën e fortifikimit dhe të kishës së krishtere. Muzeu i Polimles u gjend para një dileme të ngjashme si profesor Hoxha, pasi kurrë më parë nuk kishte zbatuar një projekt të financuar nga BE-ja.
Megjithatë, dekada bashkëpunimi të frytshëm me Kishën Ortodokse Serbe, respektivisht Dioqezën e Budimles dhe Nikshiqit, e cila zotëron pjesën më të madhe të aseteve kulturore të mbrojtura brenda juridiksionit të saj kanonik, dhe e cila që nga viti 2012 merr pjesë në projektet e bashkëpunimit ndërkufitar të BE-së që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe mbështetjen e grupeve vulnerabël, motivoi Muzeun e Polimles, më saktësisht arkeologun Predrag Lutovac, për t’iu drejtuar Dioqezës së Budimles dhe Nikshiqit për partneritet. Nisur nga përvoja e mëparshme në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të BEsë dhe përmbajtja paleokristiane e projektit, me bekimin e peshkopit Joanikije, tani Mitropolit i Malit të Zi dhe Bregdetit, në vitin 2016 këto katër institucione konkurruan dhe në vitin 2018 filluan zbatimin e këtij projekti, rezultatet e të cilit shihen në këtë broshurë.
Pavarësisht “fuqisë madhore” të tërmetit shkatërrues në Shqipëri dhe epidemisë dyvjeçare të virusit korona, ekipi i projektit i përbërë prej 11 anëtarësh nga 4 organizata, të profileve, kulturave, gjuhëve dhe botëkuptimeve të ndryshme, ka arritur synimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe nga toka dolën dy monumente të kishës së lashtë të krishtere, në gërmimin e të cilave morën pjesë të rinj dhe studentë vendas dhe u promovuan në mënyrën më moderne, në botën virtuale,por dhe atë akademike.