
BAZILIKA PALEOKRISTIANE NË HOT - QENDRA E HARRUAR E ADHURIMI
Kisha në Hanin e Hotit të sotëm është ndërtuar në antikitetin e vonë si një bazilikë një-anijatëshe në luginën pjellore në bregun verior të liqenit të Hotit, dega e sotme më e madh eliqenit të Shkodrës.Vendi ku u ndërtua kisha është pranë udhëkryqit të rrugëve antike –aksit magjistral për në metropolin (kryeqytetin) e krahinës së Prevalisë, qytetin e Shkodrës, dhe rrugës dytësore që të çonte në zonën malore të Plavës dhe Gucisë. Afërsia e Duklesë antike tregon se kisha ndodhej në qarkun e asaj qendre urbane të rajonit.
SI TË MBËRRIHET DERI TEK LOKALITETI/ POZITA NË HARTË?
Vendi i kishës gjendet pranë skajit më verior të gjirit të njohur si "Liqeni i Hotit" dhe rreth 200-300 metra larg në veriperëndim nga rrëza e kodrës, ku ndodhet fortifikimi antik i vonëdhe mesjetar i njohur me emrin “Kalaja e Hotit”.
BAZILIKA PALEOKRISTIANE E HOTIT SHKËLQIMI I KISHËS BREGDETARE I HUMBUR NË VORBULLËN E HISTORISË
Në pikëpamje të ndërtimit planimetrik vërejmë se kisha paleokristiane e Hotit ështëpothuajse identike me kishën paleokristiane të Šipkova Glavica afër Danilovgradit, në luginën e lumit Zeta. Sipas hulumtuesve të kësaj kishepaleokristiane, duket se ajo është ndërtuar shumë herët, ndoshta në fundin e shekullit të 4-t dhefillimin e shekullit të 5-të. E vendosur në suburbium-in e fortifikimit të Martinička Gradina dhenë afërsi me villa rustica në Pod Vrh, apo me kisha të tjera përreth, ajo është hamendësuar edhe sinjë martyrium.Veçanërisht zona e sanktuarit të kishës së Hotit, ka dhënë një material të shumtë tëfragmenteve arkitektonike me një plastikë të pasur dekorative me motive të larmishme tëgëdhendura në reliev.
Kisha në Han të Hotit është ndërtuar si bazilikë një-anijatëshe me një narteks të gjerë dhe dy pastofore në fasadën perëndimore. Më pas, përballë narteksit u shtua hajati i hyrjes. Kisha u ndërtua sipas një projekti unik, në të cilin hapësirat individuale janë qartësisht proporcionale, me një ngushtim të lehtë të naosit nga perëndimi në lindje, ku naosi dhe narteksi kanë raport 1:1,5. Dy dhomat e gjera, pothuajse katrore, në veri dhe në jug të narteksit morën deri diku rolin e diakonikonit dhe të protezës, pasi këto hapësira liturgjike nuk ishin të bëra përgjatë absidës së altarit. Dhoma (pastoforia) në veri të narteksit përdorej për ruajtjen e përkohshme të ofrimeve dhe kontributeve të besimtarëve, kurse ajo në anën jugore të narteksit kishte rolin e diakonikonit, pra aty ruheshin dhe përgatiteshin pajisjet liturgjike, librat, shkrimet dhe enët. Kisha ishte zbukuruar me skulpturë të pasur arkitekturore, sepse u gjetën fragmente të pothuajse të gjithë elementëve që përbënin një shenjtëroretë antikitetit të vonë –kangjelet e altarit, pllaka parapeti, kolonat e tavolinës së altarit, ciboriumi–mbulesa (tenda) e altarit dhe kolonat e biforës së dritares (dypjesëshe).
ZBULIMI I IPENN-IT DHE 100 VJET VETMI
Në vitin 1908, konsulli i Austro-Hungarisë në Shkodër, Theodor Anton Ippen ka informuar për praninë e gërmadhave të një kishe apo manastiri, në fshatin Kushe të Hotit, në vendin e njohur me emrin “kishtza”. Ai njofton se në shtëpitë e fshatarëve aty rrotull ka parë edhe dy fragmente arkitektonike prej guri, me zbukurime të gdhendura. Një fragment të tretë, që ndodhej në një shtëpi afër gjirit liqenor të Hotit, Ippen e ka gjykuar si pjesë të një altari. Një vit më vonë, ky vend është vizituar nga etnografi hungarez Franz Baron von Nopcha, i cili është përqendruar këtu në mënyrë më të detajuar se Ippeni. Ai ka parë këtu rrënoja muresh në gjendje shumë të dëmtuar, të cilat ndodheshin në mesin e një toke të punuar bujqësore. Gjithashtu, Nopcha ka përshkruar dhe vizatuar një sërë fragmentesh arkitektonike prej guri gëlqeror, të gjetura nga banorët vendas. Për një periudhë afro njëshekullore, askush nuk ka shënuar ndonjë të dhënë për këtë objekt të kultit kristian. Në gjysmën e dytë të shekullit XX gjurmët e kishës nuk janë vërejtur nga ekspeditat informative arkeologjike, pasi ndodheshin në zonën e ndaluar kufitare. Vetëm gjatë një ekspedite informative, të zhvilluar në pranverën e vitit 2003, jemi njoftuar për praninë e një vendi me rrënoja, të njohur me emrin "kirza". Nga vizita në vend kemi mundur të konstatojmë edhe një herë vend-ndodhjen, gjurmët e mureve dhe disa fragmente arkitektonike të kësaj kishe paleokristiane. Këto gjetje përputheshin plotësisht me informacionet e 83 sipërpërmendura nga Theodor Ippen dhe Franz Nopcha, në fillimet e shekullit XX. Që nga kjo kohë, ambienti ku ndodheshin rrënojat ka qenë i dëmtuar nga punimet bujqësore, sistemimi i tokave dhe nga marrja e gurëve të skuadruar për përdorim në ndërtimet e reja. Po ashtu, vendi është mbuluar vazhdimisht nga mbledhja e gurëve në tokat përreth edhe gjatë gjysmës së dytë të shek. XX. Këtyre u shtohen edhe hedhja e mbeturinave nga një repart ushtarak i kufirit, që ndodhej aty pranë. Vetëm në vitin 2019, nëpërmjet një projekti ndërkufitar në kuadrin e programit evropian IPA, u krijua mundësia financiare për punime.
NARTEKSI
Narteksi është hajati i kishës, më së paku i shenjtë për sa i përket shenjtërisë së hapësirës, në krahasim me naosin me altar. Kjo është arsyeja pse varrosjet e para në bazilikat e antikitetit të vonë lejoheshin zakonisht në narteks, por përsëri në përputhje me hierarkinë e reputacionit të të ndjerit.Nga fakti nëse ishte kontribues dhe dashamirës i kishës apo themeluesi (ktitori) i saj, varej pozita e varrit në narteks. Narteksi është e vetmja hapësirë në kishë ku mund të hynin katekumenët që ende nuk ishin pagëzuar. Hajati përballë narteksit të kishës në Han të Hotit është shtuar më vonë dhe,për një periudhë, ajo hapësirë është shfrytëzuar për varrim, ndërsa brenda kishës me narteks,deri më tani,nuk është shënuar asnjë gjurmë e varrimit.
ALTARIT
Sipas rregullave liturgjike në antikitetin e vonë dhe veçanërisht gjatë sundimit të Justinianit I, hapësira e altarit –sanktuari–ishte e pajisur plotësisht me inventar guri. Kjo dëshmohet nga fragmentet e shumta të regjistruara nga arkeologët, duke përfshirë pjesët më të mëdha të pllakave dhe kolonave të kengjelave të altarit (templon), pllakat dhe pjesët e kolonave të ciboriumit (mbulesa/tenda mbi altar), kolonat e altarit që mbanin tryezën (mensa), pjesëte pllakave të parapetit të përpunuara skulpturalisht (cancelli), si dhe kolonat ndërmjet pllakave (plutei). Dritarja e dyanshme e altarit (bifora) ishte e pajisur me një kolonë guri të gdhendur dhe një kapitel me një kryq të hershëm kristian në reliev.Ekziston mundësia që edhe dritaret e tjera të kishës të kenë qenë të punuara dhe dekoruara në mënyrë të ngjashme. Kjo sasi elementësh arkitekturore, të përpunuara në mënyrë skulpturore, është sigurisht pasojë e afërsisë së madhe të municipiumit Duklea. Duklea ishte qendra më e rëndësishme urbane e asaj pjese të krahinës së Prevalisë, ku sigurisht ka ekzistuar një punishte e fuqishme për gurgdhendje.