
Autorët
Data e publikimit
Abstrakt
Territori i Malit të Zi të sotëm gjatë sundimit romak ishte pjesë e provincës së Ilirikut, më pas e provincës së Dalmacisë, kurse nga viti 297 bën pjesë në përbërjen e provincës së Prevalisit me qendër Shkodrën. Gjatë ndarjes së Perandorisë Romake në vitin 395, provinca e Prevalisit i takoi Perandorisë Romake të Lindjes. Në shekujt në vijim, zona e Gadishullit Ballkanik, dhe si rrjedhojë edhe provinca e Prevalisit, u ballafaqua me sulmet barbare (gotët, avarët, sllavët). Gjatë shekujve VI dhe VII, në kohën e mësymjeve avare dhe sllave në territorin e Perandorisë Romake të Lindjes, qeveria perandorake si dhe organizatat kishtare u shkatërruan plotësisht në shumë zona të Gadishullit Ballkanik, përshirë këtu edhe provincën e Prevalisit.
Dokument
Vasilj_Jovovic_AL.pdf
(1.23 MB)