
Për shumë vite me radhë, IP Muzeu i Polimles në Berane po kryen kërkime arkeologjike të fortifikatës së Samogradit, e cila ndodhet në fshatin Prijelozi në bashkinë e Bijello Poles. Ky fortifikim unik, pothuajse i fortifikuar natyrshëm, është përdorur për banim që nga epoka e bronzit deri në mesjetë. Në periudhën e deritanishme janë përcaktuar drejtimet e shtrirjes së bedenave, porta kryesore dhe muri që ndan akropolin nga suburbet. Janë eksploruar bazilika extra-muros, e cila gjendet në jug të portës së fortifikatës dhe bazilika intra-muros, e cila gjendet në suburbus, porta hyrëse, objektet që mbështeten në pjesën e brendshme të bedenit perëndimor dhe bedeni që ndan akropolin nga suburbi. Pothuajse në të gjitha mbetjet e zbuluara arkitekturore janë marrë masat e konservimit, pjesërisht janë mbimurosur dhe është vendosur kupola mbrojtëse.